MINT dhe KEDS mbajnë “sekret” numrin e njehsorëve të dyshimtë    - Gazeta Express
string(59) "mint-dhe-keds-mbajne-sekret-numrin-e-njehsoreve-te-dyshimte"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 8:26

MINT dhe KEDS mbajnë “sekret” numrin e njehsorëve të dyshimtë   

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 8:26

Kanë kaluar dy javë që kur Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nisi verifikimin e njehsorëve elektrik përmes komisionit të posaçëm, por ende nuk ka të dhëna rreth numrit të njehsorëve të dyshimtë. Në Agjencinë e  Metrologjisë së Kosovës thonë se nuk ka një raport përfundimtar për këtë çështje pasi komisioni është duke vazhduar punën në terren.

Kryesuesja e kësaj agjencie, Sebahte Ibrahimi tha se gjatë verifikimit kanë hasur në njehsorë tek të cilët nuk është përputhur ora dhe data me kohën reale. Përveç kësaj janë konstatuar edhe njehsorë me afat të skaduar për çka KEDS-i është gjobitur nga ministria.

“Sa i përket matjeve gjatë verifikimi se komisioni është duke punu ende kemi hasur që kemi disa njehsorë që kanë problem me përputhshmërinë e kohës datës  që s’përkohën me tarifat qe janë të përcaktuara nga institucionet përkatëse për momentin s’mund të japin shifra  pasi komisioni është ne pune ende s’kemi arritur me një raport përfundimtar që të dalim me shifra.  Në momentin qe hasim ne njehsorë që ju ka skaduar afati njoftohet inspektorati i tregut për shqiptimin e gjobave. Përderisa kjo lëndë është ë në duart e prokurorisë  për çdo info dhe dyshim të fshehjes se provave është prokuroria që duhet të merret me këtë rast”, tha Ibrahimi.

As në  KEDS nuk bënë të ditur se sa është numri i njehsorëve me mospërputhje të tilla, por thanë se mbeten të përkushtuar në trajtimin e drejtë dhe transparent të kësaj çështjeje.

“KEDS ju informon se aktualisht është në komunikim të vazhdueshëm me ZRRE dhe AMK, me qëllim identifikimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët. Për më tepër, duke qenë se kjo çështje është aktualisht në trajtim nga organet kompetente hetimore, konsiderojmë të nevojshme që në këtë fazë të përmbahemi nga ofrimi i informacioneve shtesë, me qëllim shmangien e çdo mundësie të ndikimit apo pengimit të hetimeve në vijim”, grafika nga KEDS.

Pretendimet për manipulim me njehsorë elektrik janë ngritur nga LDK-ja pas ankesave të qytetarëve, e cila  ka dorëzua një numër dëshmish në KEDS- ZRRE dhe në Polici.

Qytetarët pretendojnë se vjedhjet përmes njehsorëve elektrik janë evidente.

”Natyrisht se po …me këto çmime shihet vjedhje.. në vlere po kam vërejte”

Për çështjen e njehsorëve elektrik që prej  dy javësh është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky institucion nuk bëri të ditur se n çfarë faze janë aktualisht hetimet dhe sa persona janë intervistuar, por konfirmoi se po marrin çdo masë te nevojshme hetimore për këtë çështje.

“Prokuroria Themelore ne Prishtine, Departamenti i Përgjithshëm është duke zbatuar hetime si dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet nga Prokuroria Themelore.

Pas më shumë se 500 ankesa të qytetarëve, Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë dhe ekipet e KEDS-it kanë zëvendësuar njehsorët elektrik ku ka pasur mospërputhje të orës reale me atë në matës gjë që nga LDK-ja është cilësuar si fshehje e provave./RTV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement