Ministria e Drejtësisë njoftoi se nesër do të paraqesë një kërkesë deri te gjykatat dhe prokuroritë kompetente për të mbledhur të gjitha dokumentet që lidhen me lëndët e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe, pas marrjes së dokumenteve të nevojshme, do të veprojë në përputhje me rregulloret pozitive ligjore.
Nga atje përkujtojnë se për Gruevskin është paraqitur një kërkesë për ekstradim në vitin 2018, si dhe një shtesë e saj në vitin 2019, por u refuzua nga autoritetet hungareze për shkak të azilit të dhënë.
“Ekstradimi është kërkuar për të gjitha lëndët për të cilat kishte informacione se po zhvilloheshin procedura para autoriteteve gjyqësore të Maqedonisë, pra për të gjitha rastet për të cilat ishte lëshuar një urdhërarrest”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Siç shtojnë, Republika e Hungarisë e hodhi poshtë kërkesën për ekstradim më 05.08.2019, duke shpjeguar se Nikola Gruevskit i ishte dhënë azil, në përputhje me legjislacionin e tyre, i cili nuk lejon dorëzimin e një personi që gëzon një status të tillë në vendin nga i cili ka ikur.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot kujtoi vendimin përfundimtar për ish-kryeministrin, i cili e dërgoi në vuajtje të dënimit me burg, dhe nëse do të kthehet dhe kur do të kthehet, tha se nuk ka pritje të tilla.
“Nuk kam kurrfarë pritjesh, por nëse Nikolla Gruevski shfaqet në Maqedoni, ai ka një vendim përfundimtar dhe menjëherë pas paraqitjes së tij në shtet, organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë në vuajtje të dënimit me burg, që është në përputhje me një vendim përfundimtar. Natyrisht, çdo person ka të drejtë të përdorë institucionet dhe të drejtat e tij për të paraqitur ankesa më pas. Megjithatë, ne si Qeveri kemi para nesh një vendim përfundimtar, me të cilin personi dërgohet në vuajtje të dënimit me burg, dhe nëse do të kthehet dhe kur do të kthehet, nuk kam pritje të tilla”, deklaroi Mickoski.
Çështja për ekstradimin e Gruevskit është bërë më aktuale pas fitores së Petar Magjar si kryeministër i Hungarisë, i cili paralajmëroi se nuk do të ofrojë strehim për njerëzit e kërkuar nga autoritetet gjyqësore në vende të tjera.
tag_katrorimaqedoni_2