Maliqi: Kurti po synon kontroll mbi institucionet kyçe, zero interes për konsensus rreth presidentit - Gazeta Express
string(98) "maliqi-kurti-po-synon-kontroll-mbi-institucionet-kyce-zero-interes-per-konsensus-rreth-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 8:08

Maliqi: Kurti po synon kontroll mbi institucionet kyçe, zero interes për konsensus rreth presidentit

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 8:08

Politologu Agon Maliqi ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke kritikuar qasjen e qeverisë ndaj proceseve institucionale dhe zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti “i ka prioritetet shumë të qarta”, duke pretenduar se koha në dispozicion për zgjedhjen e presidentit nuk po shfrytëzohet për arritjen e konsensusit politik.

“I gjithë muaji të cilin e ka në dispozicion për t’u zgjedhur presidenti […] po kalohet duke e pasur si prioritet sigurimin e kontrollit mbi institucionet e pavarura që janë kyçe për demokracinë”, ka shkruar Maliqi.

Ai përmend një sërë institucionesh që, sipas tij, janë aktualisht në procese përzgjedhjeje të drejtuesve, përfshirë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Radio Televizioni i Kosovës e Komisioni i Pavarur i Mediave

“Të gjitha janë çuditërisht në proces të përzgjedhjes së drejtuesve nga një shumicë përndryshe e karakterizuar nga dembelia për punë serioze”, thekson ai.

Sipas Maliqit, konfigurimi aktual institucional – me shumicën parlamentare dhe ushtruesin e detyrës së presidentit – i jep mundësi qeverisë që të shmangë konsensusin me opozitën.

“Kurti qartazi nuk ka pasur interesim për konsensus me opozitën për presidentin”, shkruan ai.

Ai paralajmëron se kontrolli mbi këto institucione mund të ndikojë edhe në proceset e ardhshme politike.

“Me këto institucione së shpejti nën kontroll, edhe Presidenti, edhe zgjedhjet e reja bëhen më pak problematike”, vlerëson Maliqi.

Në fund, ai e krahason këtë qasje me modele të njohura politike në rajon dhe më gjerë.

“Skenar i parë dhe përjetuar në të gjithë Ballkanin dhe që përfundon dikur me fatin e Viktor Orbán”, përfundon ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement