Kuvendi mblidhet të premten, votohet për dy gjyqtarë të Kushtetueses, Byronë dhe çuarjen e FSK-së në Gaza - Gazeta Express
string(103) "kuvendi-mblidhet-te-premten-votohet-per-dy-gjyqtare-te-kushtetueses-byrone-dhe-cuarjen-e-fsk-se-ne-gaza"

Ballina

Gazeta Express

14/04/2026 14:11

Kuvendi mblidhet të premten, votohet për dy gjyqtarë të Kushtetueses, Byronë dhe çuarjen e FSK-së në Gaza

Ballina

Gazeta Express

14/04/2026 14:11

Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se të premten do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Përveç pikave të zakonshme të rendit të ditës, në këtë seancë do të votohet për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, do të trajtohet projektligji për Byronë dhe gjithashtu do të votohet edhe për dërgimin e FSK-së në Gaza.

“Në mbledhjen e kryesisë po diskutohet për seancën e radhës. Ka një pajtim që seanca të ftohet ditën e premte. Në këtë seancë përveç pikave të zakonshme, do të bëhet zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses, meqë komisioni ad-hoc ka kryer punën e tij. Do të trajtohen edhe projektligji për Byronë, që sot u shqyrtuar në Komision dhe vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza. Seanca do të mbahet ditën e premte”, ka thënë Nagavci.

Advertisement
Advertisement
Advertisement