Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, përmes një konference shtypi ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me të ardhmen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, pas ndryshimeve politike në Hungari dhe paralajmërimeve nga pushteti i ri në Budapest, transmeton Zyrtare.
“Tani shtrohet pyetja se çfarë do të bëjë Nikola Gruevski, kur nuk ka më mbrojtës në Budapest? Për vite me radhë ai ka shijuar mikpritjen. A do të arratiset në Rusi apo në ndonjë vend tjetër, apo do të kthehet për ta vuajtur dënimin?”, deklaroi Filipçe.
Ai përshëndeti gjithashtu mesazhin nga autoritetet e reja hungareze se shteti nuk do të jetë strehë për persona që i shmangen drejtësisë, duke aluduar në paralajmërimet e Peter Magyar.
tag_katrorimaqedoni_2