Sot pranë memorialit “Heroinat”, u mbajtën homazhe në shënim të Ditës Memoriale të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës, ka theksuar rëndësinë e daljes publike dhe adresimit të drejtësisë përmes mekanizmave ligjorë.
“Sot u bë një vit që kur kam dalë të flas publikisht. Unë ju bëj thirrje prej këtij vendi që çdo i mbijetuar dhe e mbijetuar të vijnë në organizata dhe të kërkojnë ndihmë, si dhe të bëjnë padi kundër shtetit serb.”, tha Ramadan Nishori.