Manchester Unitedi po shqyrton mundësinë që të përdorë Manuel Ugarten si pjesë të një marrëveshjeje shkëmbimi gjatë verës për të siguruar transferimin e mesfushorit të Newcastle Unitedit, Sandro Tonali.
Mesfushori uruguaian ka pasur vështirësi për minuta të rregullta nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Michael Carrickut dhe mund të largohet drejt Newcastlet për të lehtësuar një ristrukturim të madh në mesfushën e “Old Trafford”.
Sipas raportimeve, Newcastle United ka rifilluar interesimin për Ugarten, të cilin e ndjek që nga koha e tij te Sporting CP.
Megjithatë, transferimet e tij te Paris Saint-Germain dhe më pas te Manchester Unitedi nuk kanë përmbushur pritshmëritë, dhe forma e tij ka rënë ndjeshëm këtë vit.
Që nga ardhja e Carrickut, Ugarte ka humbur vendin në formacion, duke mbetur pas Kobbie Mainoos në hierarkinë e mesfushës.
Me largimin e mundshëm të Casemiros dhe ndryshimet e planifikuara në repart, largimi i tij gjatë verës duket gjithnjë e më i mundshëm.
Nga ana tjetër, Manchester Unitedi e ka identifikuar Sandro Tonalin si objektivin kryesor në mesfushë, sidomos pasi rrezikon të humbasë garën për Elliot Andersonin ndaj Manchester Cityt.
Duke shfrytëzuar interesimin e Newcastlet për Ugarten, “Djajtë e Kuq” shpresojnë të arrijnë një marrëveshje kreative për Tonalin, i cili ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028.
Megjithatë, një lëvizje e tillë do të kërkonte që Newcastle të heqë dorë nga një lojtar i rëndësishëm, gjë që mund të shkaktojë reagime të forta nga tifozët./GazetaExpress/