Gjermania uli taksat për naftë dhe benzinë, Hoti: Edhe ne propozuam heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën - Qeveria e refuzoi - Gazeta Express
string(123) "gjermania-uli-taksat-per-nafte-dhe-benzine-hoti-edhe-ne-propozuam-heqjen-e-akcizes-dhe-tvsh-se-per-naften-qeveria-e-refuzoi"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 20:30

Gjermania uli taksat për naftë dhe benzinë, Hoti: Edhe ne propozuam heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën – Qeveria e refuzoi

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 20:30

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar se Gjermania do të ulë përkohësisht taksat mbi benzinën dhe naftën për një periudhë dy mujore. Si rrjedhojë, Qeveria gjermane synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe bizneset që janë goditur nga rritja e kostove të karburanteve.

Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke thënë se të njëjtën gjë e ka propozuar për Kosovën edhe partia e tij, por Qeveria ka refuzuar.

Postimi i tij i plotë:

Të njëjtën gjë që e paska bërë Kancelari Merz në Gjermani e kemi propozuam si LDK, heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën. Qeveria e refuzoi.

Por, ky lloj mentaliteti qeverisës komunist nuk ka lidhje me ekonomi të tregut. Sipas tyre sa më shumë që paguajnë qytetarët, aq më shumë përfiton shteti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement