Presidenti amerikan Donald Trump ripërsëriti afatin e tij të së hënës për Iranin, që të arrijë një marrëveshje dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit, ose do të përballet me sulme ndaj infrastrukturës së tyre të energjisë, në një intervistë telefonike me gazetarın e Fox News, Trey Yingst, shkruan CNN.
Iranianët që po negociojnë me Shtetet e Bashkuara, u është ofruar një amnisti e kufizuar, tha Yingst, duke cituar Trumpin. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje me SHBA-në, Trump i tha reporterit se ata do ta konfiskojnë naftën iraniane, një hap që Trump kishte thënë më parë se amerikanët mund të mos kenë durimin ta pranojnë.
Yingst tha se Trump i ka thënë se iranianët po përpiqeshin ta shtynin afatin e negociatave për marrëveshjen, çka sipas tij nxiti sulmin mbi urën javën e kaluar. Ai shtoi se Trump i ka thënë gjithashtu se ekziston “një shans i mirë” për një marrëveshje deri në afatin e së hënës, edhe pse nuk ka pasur sinjale publike nga zyrtarët iranianë që një marrëveshje të ishte afër.
Trump më parë i kishte dhënë Iranit afatin e 6 prillit për të arritur një marrëveshje ose për t’u përballur me sulme ndaj infrastrukturës kritike, pas zgjatjes së një afati të mëparshëm me 10 ditë.
Më herët të dielën, Trump paralajmëroi Iranin se “E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, gjithçka e përmbledhur në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!!”