Kërkohet paraburgim për ish policin serb, prokuroria: 13 civilë u rrahën e torturuan në mënyrë brutale dhe çnjerëzore - Gazeta Express
string(115) "kerkohet-paraburgim-per-ish-policin-serb-prokuroria-13-civile-u-rrahen-e-torturuan-ne-menyre-brutale-dhe-cnjerezore"

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 11:31

Kërkohet paraburgim për ish policin serb, prokuroria: 13 civilë u rrahën e torturuan në mënyrë brutale dhe çnjerëzore

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 11:31

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore ne Prishtinë – Departamenti Special, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.D., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.

Sipas kërkesës, A.D., “në cilësinë e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan”.

Tutje, në komunikatën e prokurorisë theksohet se “nëntëdhjetë e një (91) meshkuj u ndanë nga rreth katërqind (400) burra, gra, pleq e fëmijë të grumbulluar, dhe u dërguan në stacionin policor në Kaçanik”.

Sipas kërkesës, prej tyre, “trembëdhjetë (13) civilë u ndaluan me qëllim të marrjes në pyetje, me ç ‘rast u rrahën dhe u torturuan në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike nga i pandehuri A. D., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement