Dyshohet se vodhën veturën e punës, dy të arrestuar në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(66) "dyshohet-se-vodhen-veturen-e-punes-dy-te-arrestuar-ne-fushe-kosove"

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 10:36

Dyshohet se vodhën veturën e punës, dy të arrestuar në Fushë Kosovë

Lajme

Gazeta Express

05/04/2026 10:36

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një veturë.

Ngjarja ka ndodhur më 04.04.2026 rreth orës 01:20, ku të dyshuarit, meshkuj kosovarë, kanë marrë veturën e punës në pronësi të një viktime mashkull kosovar.

Pas ndërhyrjes së policisë, të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Advertisement
Advertisement
Advertisement