Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në zonat malore në veri të vendit, pritet të ketë edhe rrebeshe shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 9-24 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 20°C. /MeteoKosova/