“Gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, historik i guximit e vendosmërisë”, Haxhiut i vjen edhe një lëvdatë nga bashkëpartiakët - Gazeta Express
string(126) "gruaja-me-e-votuar-ne-zgjedhjet-e-fundit-historik-i-guximit-e-vendosmerise-haxhiut-i-vjen-edhe-nje-levdate-nga-bashkepartiaket"

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 22:36

“Gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, historik i guximit e vendosmërisë”, Haxhiut i vjen edhe një lëvdatë nga bashkëpartiakët

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 22:36

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ishte e radhës nga bashkëpartiakët e Albulena Haxhiut në urimin e lëvdatat për të pasi u ngarkua me ushtrimin e detyrës së presidentes së vendit.

Fejza tha se në këtë post erdhi gruaja më e votuar e zgjedhjeve të fundit, ndërsa tha se e ka një historik të “guximit dhe vendosmërisë”.

“Nga sot, pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentit do ta mbajë gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. Haxhiu ka treguar përkushtim dhe seriozitet në çdo funksion politik që ka pasur, si brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, ashtu edhe në institucionet e Republikës sonë. Një historik i tillë i guximit dhe vendosmërisë, e duke qenë e pakompromist në çështjet më të rëndësishme të shtetësisë ka bërë që figura e saj të vlerësohet gjithmonë lartë nga qytetarët e Kosovës. Urimet e mia më të sinqerta, e dashura Albulenë”, shkroi ajo.

Në një postim pak më parë, profilin e Haxhiut e lavdëroi edhe deputeti Adnan Rrustemi./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement