Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një mbledhje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka thënë se Prokuroria e Hagës dhe Gjykata janë në të njëjtën anë dhe se shtyrja e verdiktit për krerët e UÇK-së është “skandaloze dhe e rrezikshme”.
“E kam parë me shumë shqetësim pranimin e provave të reja edhe pas përfundimit të fjalës përfundimtare. Është precedent i rrezikshëm. Aty s’ka ndarje mes prokurorisë dhe trupit gjykues, por ata janë në të njëjtën anë. Kjo ka për qëllim shtyrjen e verdiktit që do të duhej të ndodhte brenda tre mujorit të parë”, ka thënë deputeti Behrami.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...