Tentoi t’i japë ryshfet policit në kufi, arrestohet shtetasi i Serbisë në Bërnjak - Gazeta Express
string(79) "tentoi-ti-jape-ryshfet-policit-ne-kufi-arrestohet-shtetasi-i-serbise-ne-bernjak"

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 8:07

Tentoi t’i japë ryshfet policit në kufi, arrestohet shtetasi i Serbisë në Bërnjak

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 8:07

I arrestuari, shtetas i Serbisë, në pikën kufitare në Bërnjak, i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që i njëjti të lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar në territorin e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Në njoftim shtohet edhe se, kartëmonedha është konfiskuar, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

Arrestohet i dyshuari për dhënie ryshfeti

Prishtinë 03 prill 2026

Me datën 03.04.2026, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit kufitar në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Bërnjak, i dyshuari shtetas i Serbisë i cili po drejtonte automjetin me targa të Serbisë, i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që i njëjti të lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar në territorin e Republikës së Kosovës, veprim ky në kundërshtim me ligjin. Me veprimet e kryera personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’, ku lidhur me rastin, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, kartëmonedha është konfiskuar, përderisa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement