Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’e duroj ofendimin nga askush, s’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë - Gazeta Express
string(122) "mustafa-reagon-per-perplasjen-me-egzon-azemin-se-duroj-ofendimin-nga-askush-seshte-e-lehte-te-perballesh-me-nivel-te-tille"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 20:24

Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’e duroj ofendimin nga askush, s’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 20:24

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me përplasjen që ka pasur sot me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi.

Mustafa, tha se teksa ai bisedonte me Ardian Golën, Azemi i kishte penguar ata, të cilit, Mustafa i ka kërkuar të mos i ndërhynte, ku më pas Azemi i ishte atij drejtuar me fjalët ‘’mos u bo kastravec’’.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën.

Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri.

I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë.

Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”.

Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai.

Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj.

Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai.

I juaji përherë,

Besiani

Advertisement
Advertisement
Advertisement