Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje pas pauzës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Çitaku tha se është joserioze mungesa e tyre dhe shpërfillje ndaj qytetarëve.
“Nuk di se a do të jenë në seancë sot apo jo. Është ekstremisht joserioze. Ju, parlamentarët, po raportoni te qytetarët e Republikës së Kosovës që asnjë deputet, asnjë ministër të mos jetë prezent në ditën kur po diskutojmë një temë që po i dëmton qytetarët e Republikës së Kosovës. Ata ndoshta s’po duan me dëgju se s’po shkojnë nëpër supermarkete me xhipa të zi me ble ushqim vetë. Po qytetari i Kosovës është varfëru! E si është e mundur që njerëzit kështu abstenojnë nga qytetarët, po abstenojnë edhe nga votat!“, tha ajo./EO/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...