Iu gjetën 5 kg substancë narkotike në veturë, arrestohet një person në Gjakovë - Gazeta Express
string(77) "iu-gjeten-5-kg-substance-narkotike-ne-veture-arrestohet-nje-person-ne-gjakove"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 16:52

Iu gjetën 5 kg substancë narkotike në veturë, arrestohet një person në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 16:52

Një person me inicialet A.B. u arrestua sot në Gjakovë pasi policia i gjeti mbi pesë kilogramë substancë narkotike në veturën me targa të huaja që po e drejtonte.

Policia e Kosovës tha se atë e arrestoi gjatë zbatimit të planit taktik.

“Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën tek ulëset e pasme janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë të përgjithshme prej 5 kg e 413 gram. Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet, si dhe dy telefona mobil që i përkisnin të dyshuarit”.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për intervistë, ndërsa me vendim të  prokurorit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, shtoi policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement