Kompania ajrore Wizz Air ka korrigjuar përkatësinë e destinacionit Prishtinë, duke e ndryshuar nga “Priština” në “Prishtina” ose “Pristina”. Lajmin e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit tonë diplomatik, kompania ajrore Wizz Air ka korrigjuar përkatësinë e destinacionit Prishtinë, duke e ndryshuar nga “Priština” në “Prishtina” ose “Pristina”.
Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.
Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen” shkruan Ajeti në njoftim.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...