Ramadani: VV mund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një tjetër pyetje për t'i shtyrë zgjedhjet deri në korrik - Gazeta Express
string(110) "ramadani-vv-mund-ti-drejtohet-gjykates-kushtetuese-me-nje-tjeter-pyetje-per-ti-shtyre-zgjedhjet-deri-ne-korrik"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 22:22

Ramadani: VV mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një tjetër pyetje për t’i shtyrë zgjedhjet deri në korrik

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 22:22

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se ka gjasa që Lëvizja Vetëvendosje t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një pyetje tjetër.

Kjo për të shtyrë datën e zgjedhjeve deri në korrik.

Ramadani tha se Lëvizja Vetëvendosje gjithë energjinë e shpenzon për të gjetur fajtorin.

“Përpjekja e këtyre muajve është me gjetë fajtorin, jo me ofru zgjidhje. Nuk ka përpjekje sepse s’ka vullnet, krejt investimi, energjia e zgjidhje është me gjetë një fajtor”.

“Thelbi është si ka me u tentu me u shty edhe një muaj zgjedhjet, dhe ka mundësi që sërish Gjykatë Kushtetuese ka me iu bë një pyetje a kanë drejtë këta kandidatë me u tërheq, e nëse tërheqet çka ndodh. VV mundet me iu drejtu edhe niher kushtetutës kjo me qëllim me i shty zgjedhjet për korrik”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement