“Mes tyre nuk ka zjarr…” - Keijsi komenton çiftin Brikena-Mateo - Gazeta Express
string(58) "mes-tyre-nuk-ka-zjarr-keijsi-komenton-ciftin-brikena-mateo"

Yjet

Gazeta Express

02/04/2026 21:48

“Mes tyre nuk ka zjarr…” – Keijsi komenton çiftin Brikena-Mateo

Yjet

Gazeta Express

02/04/2026 21:48

“Edhe kur kam qenë aty brenda dhe këtu jashtë, nuk më duket një…”

Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Keijsi Hyseni, ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron. Ai ka komentuar rrugëtimin e banorëve që kanë ngelur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjithashtu ai është pyetur edhe në lidhje me raportin e Brikenës dhe Mateos, ku sipas tij, ata nuk janë një çift tamam.

Pjesë nga intervista:

Është një nga marrëdhëniet më të përfolura në këtë Big Brother. U puthën, pastaj të nesërmen bënë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është diskutuar edhe në Prime. Si e sheh ti këtë marrëdhënie? E sheh lidhje?

Edhe kur kam qenë aty brenda dhe këtu jashtë, nuk më duket një lidhje tamam lidhje. Sepse një lidhje, një emocion, një dashuri ka shumë zjarr. Ata nuk kanë zjarr mes njëri-tjetrit, ky është problemi, as nga ana e Mateos. Ai ka atë pëlqimin për Brikenën dhe nga ajo nuk merr mbrapsht një gjë shumë të madhe. Unë që kam qenë vetë aty brenda dhe kam patur dashuri dhe pëlqim për dikë, gjithmonë shpërtheja në momentin që ndodhte diçka, qoftë tek Ina apo tek unë, shpërtheja. Ndërsa tek ata të dy nuk e shoh këtë gjë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement