Të shtunën mbrëma do të shpallet finalisti i parë i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP 5”. Në televotim janë Selin dhe Brikena, pas një zgjedhje që bëri kjo e fundit në Prime-n e mbrëmjes së kaluar.
Si liderja e fundit për këtë sezon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Brikena kishte si avantazh që krahas vetes të dërgonte dhe një tjetër banor në televotim për finalistin e parë.
Ajo mund të zgjidhte vetëm mes banorëve që janë brenda në shtëpi që nga dita e parë, Miri dhe Selin. Brikena zgjedhjen e saj e argumentoi me faktin se Selin mbrëmë kishte një natë mjaft të ngarkuar.
Ndërkohë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 5” miqtë, familjarët dhe fansat vazhdojnë me mbështetjen e tyre.
Gimbo ka bërë një postim në “Instastory” ku u bën thirrje të gjithëve që të votojnë Selin për të qenë finalistja e parë. Gjithashtu i jep kurajo partneres së tij që të mos dorëzohet dhe të tregojë se është vajza më e fortë në atë shtëpi.
“Selinë moj, forca edhe pak, mos u dorëzo, tregoju që je vajza më e fortë në atë shtëpi. Unë edhe ti 1+1=11. Votoni çiken tem të gjithë”, shkruan DJ Gimbo në postimin e tij në “Instastory”.