Britanikët organizojnë diskutime online për hapjen e ngushticës së Hormuzit, pjesë edhe Kosova e Shqipëria - Gazeta Express
string(105) "britaniket-organizojne-diskutime-online-per-hapjen-e-ngushtices-se-hormuzit-pjese-edhe-kosova-e-shqiperia"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 19:40

Britanikët organizojnë diskutime online për hapjen e ngushticës së Hormuzit, pjesë edhe Kosova e Shqipëria

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 19:40

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha, ishin pjesë e një takimi online të organizuar nga Sekretarja britanike Cooper për ngushticën e Hormuzit, ku u diskutua për përpjekjet e koordinuara mes aleatësh për rihapjen e kësaj rruge detare kritike.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në postim në X ka shkruar:

Sot mora pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, që bëri bashkë homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.

Diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.

Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet.

Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement