Është arrestuar një burrë në Deçan pasi dyshohet se ka sulmuar një 11-vjeçar në mes të oborrit të shkollës. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i dyshuari është një prind.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë mësimdhënësit e shkollës për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
“Një prind dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës në oborrin e shkollës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenuar mësimdhënësit e kësaj shkolle. Më pas është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, ndërkaq i mituri ka pranuar tretman mjekësor”, tha Nikçi për “Betimi për Drejtësi“.
Më pas është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka arrestuar të dyshuarin, ndërkohë që i mituri është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas Nikçit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...