Policia njofton se janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi” dhe “Kanosja”.
Sipas policisë, për veprën penale “Sulmi” i dyshuar është E.B., (26 vjeç) ndërsa për veprën penale “Kanosja” i dyshuar është H.B.
“Me datën 31.03.2026 është intervistuar i dyshuari E.B, lidhur me veprën penale “Sulmi”, i cili ka pranuar se posedon dy armë me leje: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, si dhe municion”, thuhet në njoftim.
“Nga Njësia e Hetimeve, në asistim të Njësisë Reaguese, me urdhër të prokurorit të shtetit janë konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë”, vijon njoftimi.
Pas intervistimit, “i dyshuari E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër, H.B., për veprën penale “Kanosja”, gjendet jashtë shtetit dhe është futur në kërkim policor”, përfundon njoftimi.

