“E kisha këtë ndjesi që kur u zgjova”
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” në Prishtinë për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë për kualifikueset e Botërorit.
Ai u shpreh optimist për ndeshjen, duke thënë se Kosova do të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Turqisë.
“Ndeshja del 2-1 për Kosovën. E kisha këtë ndjesi që kur u zgjova”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Përpos futbollit, Gimbo zbuloi se ka shumë projekte me Gjestin, fituesin e edicionit të shkuar të “Big Brother VIP”.
“Kemi shumë projekte me Gjestin, kur t’i publikojmë”, theksoi DJ Gimbo.
Ndër të tjera ai tha se pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri, mendonte se ambientimi do të ishte i lehtë, por nuk rezultoi ashtu.