“Gjithçka gati për finalen e madhe ndaj Turqisë”, FFK-ja publikon pamje nga stadiumi - Gazeta Express
string(81) "gjithcka-gati-per-finalen-e-madhe-ndaj-turqise-ffk-ja-publikon-pamje-nga-stadiumi"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 16:42

“Gjithçka gati për finalen e madhe ndaj Turqisë”, FFK-ja publikon pamje nga stadiumi

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 16:42

Federata e Futbollit e Kosovës ka postuar një video në rrjetet sociale, para ndeshjes së madhe finale të “play-offit” ndaj Turqisë.

FFK-ja ka publikuar pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në prag të ballafaqimit më të madh në historinë e Kosovës.

“Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë. Sonte luhet për ëndrrën”, skruan FFK-ja në faqen e saj zyrtare.

Ndeshja Kosovë – Turqi luhet sonte, me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Fituesi i kësaj përballje do të prejë biletën për kualifikimin e madh në Botërorin e vitit 2026, që mbahet këtë verë në SHBA, Kanada e Meksikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement