Agjencia U.S. Citizenship and Immigration Services (USCIS) ka rifilluar trajtimin e disa kërkesave për azil, pas një ndalimi që nisi në nëntor të vitit të kaluar. Pezullimi u shkaktua nga sulmi me armë ndaj dy anëtarëve të National Guard, njëri prej të cilëve vdiq, nga një kërkues azili.
Tani, procesimi do të vazhdojë për ata që vijnë nga vende “jo me rrezik të lartë” dhe që janë verifikuar plotësisht. Agjencia nuk ka publikuar listën e vendeve të tilla, por thekson se kontrolli i sigurisë dhe verifikimet maksimum do të vazhdojnë.
Ky rifillim është pjesë e përpjekjeve të qeverisë amerikane për të menaxhuar më mirë proçesin e azilit, duke ruajtur të njëjtën kohë masat e sigurisë.