Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme të Kombëtares së Kosovës dhe të asaj të Turqisë.
Dardanët do ta mbajnë seancën e fundit stërvitore sot prej orës 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” para përballjes së nesërme.
E paraprakisht, selektori Franco Foda do ta mbajë konferencën për shtyp duke filluar nga ora 10:30, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, turqit nuk do të mbajnë fare stërvitje në Kosovë sot.
Në orën 18:00 ata do të kenë ecje nëpër fushë për ta provuar “Fadil Vokrrin”, kurse nga ora 18:15, turqit do ta mbajnë konferencën për shtyp.
Kosova dhe Turqia do të përballen nesër mbrëma në Prishtinë në finalen e “play-off”-it të Botërorit.
Fituesi i këtij dueli do ta sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë. /Gazeta Express