Federata turke e futbollit ka bërë publik agjendën zyrtare të ekipit për përballjen me Kosovën, duke konfirmuar se skuadra nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sot në mëngjes, përfaqësuesja e Turqisë do të stërvitet në qendrën e saj stërvitore, përpara se të niset më pas drejt Prishtinës.
Në orën 18:00 është planifikuar një ecje e lojtarëve në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa në 18:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare për shtyp, ku do të paraqiten përzgjedhësi Vincenzo Montella dhe një lojtar nga ekipi turk.
Edhe Kosova po ndjek praktikën e zakonshme për ditën para ndeshjes, duke mos stërvitur në stadiumin e ndeshjes, por duke realizuar vetëm një ecje simbolike në fushë një model që u zbatua edhe në udhëtimet në Lubjljanë dhe Bratislavë.
Takimi mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 dhe vendos një skuadër për në Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...