Ernest Muçi largohet nga grumbullimi i Shqipërisë, zbulohet arsyeja - Gazeta Express
string(66) "ernest-muci-largohet-nga-grumbullimi-i-shqiperise-zbulohet-arsyeja"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 20:01

Ernest Muçi largohet nga grumbullimi i Shqipërisë, zbulohet arsyeja

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 20:01

Kombëtarja e Shqipërisë ke zhvilluar seancën e radhës stërvitore në qendrën sportive “Parador de El Saler” të Valencias, me kuqezinjtë që janë stërvitur për rreth 1 orë me intensitet të plotë.

Trajneri i kombëtares, Sylvinho dhe stafi teknik i kanë angazhuar lojtarët në ushtrime fizike fillimisht, teksa më tej stërvitja është fokusuar në ushtrime me topin dhe ndeshje kontrolli.

FSHF-ja gjithashtu bën me dije se me skuadrën nuk është stërvitur sot sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

“Dje iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës”, shkruan FSHF-ja.

Pas konsultimit me stafin mjekësor, Sylvinho ka vendosur që ta lërë të lirë Muçin, i cili ka udhëtuar sot drejt Turqisë për të vijuar rikuperimin.

Gjithashtu, në seancën e sotme stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme.

Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe nesër do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.

Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Estadi Ciutat de València”, në Valencia./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement