Inter Miami i hap bisedimet me Casemiron - Gazeta Express
string(40) "inter-miami-i-hap-bisedimet-me-casemiron"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 0:00

Inter Miami i hap bisedimet me Casemiron

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 0:00

Inter Miami, me yje si Lionel Messi dhe Luis Suárez, po synon të transferojë Casemiron.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi amerikan ka nisur bisedimet me kampin e mesfushorit brazilian për një transferim sezonin e ardhshëm.

Gjithçka nisi më 22 janar, kur Casemiro dhe Manchester Unitedi njoftuan se do të ndahen në fund të sezonit.

Që atëherë, disa klube nga Evropa dhe Arabia Saudite kanë bërë oferta për ish-lojtarin e Real Madridit, por aktualisht Inter Miami duket më i interesuari.

Skuadra e drejtuar nga Javier Mascherano e sheh Casemiron si një profil kyç për të sjellë më shumë balancë në mesfushë.

Nëse transferimi realizohet, ai do t’i bashkohej një skuadre që tashmë ka emra të mëdhenj dhe do ta forconte edhe më shumë projektin ambicioz të klubit në MLS.

Casemiro iu bashku Unitedit në vitin 2022 nga Real Madridi, për shumën e 60 milionë paundëve, plus 10 të tjera në bonuse.

Me Realin, Casemiro fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve, nga viti 2014 deri më 2022./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement