Kombëtarja e Kosovës momentalisht është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026, i cili mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë këtë verë.
Djelmoshat dardanë kanë vetëm një pengesë, dhe ajo është Turqia, me ndeshjen që do të luhet më 31 mars në “Fadil Vokrri”, në kuadër të finales së “play-offit” të Botërorit.
Në rast triumfi atë ditë, atëherë Kosova do të kualifikohej për herë të parë në një turne madhor, dhe vetëm pas tentimit të tretë për t’u kualifikuar në një Botëror, pasi më parë kishte dështuar për Kupën e Botës 2018 dhe 2022.
Kosova arriti në finale të “play-offit”, pasi në gjysmëfinale e mposhti të enjten e 26 marsit Sllovakinë, në Bratisllavë, me shifrat prej 4-3.
Nëse Kosova arrin kualifikimin në Botëror, atëherë do të jetë pjesë e grupit D, aty ku është edhe njëri nga bashkëorganizatorët e këtij turneu, pas shortit të hedhur më 5 dhjetor të vitit 2025.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguaji dhe Australia janë pjesë e këtij grupi, ku do të shtohet edhe fituesi i “play-offit” C të UEFA-s, në të cilin është Kosova dhe Turqia.
Ndërkohë, Turqia po kërkon që të rikthehet në Botëror pas 24 vitesh, pasi për herë të fundit ishte pjesë në vitin 2002, kur përfunduan në vendin e tretë.
Hera tjetër kur kishin marrë pjesë në një Botëror, ishte viti i largët 1954, duke përfunduar aventurën qysh në fazën e grupeve./GazetaExpress/
KËTO JANË GRUPET E PLOTA:
