Pjanic: Nuk e kuptoj festën e italianëve, pasi e kuptuan që luajnë ndaj Bosnjës, mos i nënvlerësoni - Gazeta Express
string(96) "pjanic-nuk-e-kuptoj-festen-e-italianeve-pasi-e-kuptuan-qe-luajne-ndaj-bosnjes-mos-i-nenvleresoni"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2026 17:40

Pjanic: Nuk e kuptoj festën e italianëve, pasi e kuptuan që luajnë ndaj Bosnjës, mos i nënvlerësoni

Futboll

Gazeta Express

28/03/2026 17:40

Miralem Pjanići, ish-ylli i Juventusit dhe Romës, ka thënë se nuk e kupton pse kombëtarja e Italisë festoi fitoren e kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës ndaj Uellsit.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai u shpreh: “Nuk e kuptoj pse. Bosnja po i pret me krahë hapur,” tha ai me një buzëqeshje.

“Do ta shohim si do të përfundojë gjithçka. Italia është Italia dhe kemi respekt maksimal, por kush e di?
Do të duhet të luajnë në një ambient shumë të vështirë. Do t’u duhet personalitet për të dalë me fitore nga Zenica”, shtoi ai.

Pjanići foli edhe për “Sky Sport Italia”, duke paralajmëruar “Azzurrët” se atmosfera në vendin e tij nuk do të jetë aspak miqësore.

Italia siguroi një fitore 2-0 në shtëpi ndaj kombëtares së Irlandës Veriore për të kaluar në finalen e “play-offit” për Kupën e Botës 2026, ndërsa Bosnja kaloi Uellsin me penallti në transfertë.

Disa lojtarë italianë, përfshirë Federico Dimarcon, u kapën nga kamerat duke festuar fitoren e Bosnjës, dhe videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Dimarco më vonë sqaroi në një konferencë për shtyp se reagimi i tij nuk ishte arrogant dhe se ishte “mungesë respekti” që festimi i Italisë u transmetua drejtpërdrejt.

Ndeshja finale e “play-offit” mes Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohet në Zenica, më 31 mars në orën 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement