Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportive! - Gazeta Express
string(59) "lladrovci-mikpritja-sllovake-me-shume-se-mikpritje-sportive"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 20:13

Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportive!

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 20:13

Ramiz Lladrovci ka përshtypjet më të mira nga Sllovakia, gjatë qëndrimit në Bratislavë, për lojën kualifikuese të Kosovës me Sllovakinë në futboll, të vlefshme për Kampionatin botëror.

Postimi i Lladrovcit në “Facebook”:

“Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportive!

Gjatë qëndrimit dyditor për të përcjellë ndeshjen, Sllovaki-Kosovë, në Bratislavë, kam qenë shumë i befasuar për të mirë. 

Kultura e manifestuar e qytetarëve sllovakë, në rrugë, në mjetet e qarkullimit publik, objektet hoteliere, e veçanërisht gjatë intonimit të himnit të Kosovës, është për tu lavdëruar.

Shpreh mirënjohje të thellë e të sinqertë, për institucionet shtetërore e sportive, për qytetarët dhe publikun në stadium, për këtë mikpritje shembullore.

Kam shkuar në çdo ndeshje të kombëtares së Kosovës, për këto dhjetë vjet, por, nuk e kam hasur, mikpritje sikur në Sllovaki. Mikpritja, ashtu sikur fitorja jonë, do të mbahen mend gjatë.

Faleminderit futbollistë, trajner, staf i Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozë e qytetarë që jetuat dhe përjetuat me emocione këtë ngjarje të paharrueshme sportive. Faleminderit!”.

Kombëtarja e Kosovës fitoi 4-3 në Bratisllavë, duke siguruar kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.

Në finale, Kosova do të luajë ndaj Turqisë më 31 mars, nga ora 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement