Pas fitores historike në Sllovaki, Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s - Gazeta Express
string(86) "pas-fitores-historike-ne-sllovaki-kosova-ngritet-per-nje-pozite-ne-ranglisten-e-fifa-s"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 19:34

Pas fitores historike në Sllovaki, Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 19:34

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti një rezultat historik, duke e mposhtur në udhëtim Sllovakinë.

“Dardanët” fituan 4-3 ndaj kombëtares sllovake, dhe kështu siguruan një vend në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë, me ndeshjen që luhet më 31 mars në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Një fitore aty do ta dërgonte Kosovën në Kupën e Botës 2026, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Pas kësaj fitoreje të madhe, është arritur edhe një ‘sukses’ tjetër.

Gjatë ditës së sotme, shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka përditësuar ranglistën e kombëtareve, me Kosovën që ka shënuar një ngritje të lehtë në listë.

Kosova tashmë është ngritur një pozitë më lartë, nga ç’kishte qenë dje.

“Dardanët” tashmë pozicionohen në vendin e 78-të.

Megjithatë, FIFA ka bërë me dije që përditësimi zyrtar i ranglistës do të vijë më 1 prill, pas pesë ditësh.

Me rast fitoreje ndaj Turqisë dhe sigurimit të Botërorit 2026, Kosova mund të shkojë edhe më lartë në këtë renditje.

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet të martën e 31 marsit, me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement