Mesfushori i Napolit e refuzon Italinë, do të luajë për Shqipërinë - Gazeta Express
string(65) "mesfushori-i-napolit-e-refuzon-italine-do-te-luaje-per-shqiperine"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 19:01

Mesfushori i Napolit e refuzon Italinë, do të luajë për Shqipërinë

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 19:01

Mesfushori i Napolit, Luis Hasa, aktualisht i huazuar te Carrarese, ka vendosur të largohet nga kombëtarja e Italisë dhe të përfaqësojë Shqipërinë në nivelin senior.

22-vjeçari ka shtetësi të dyfishtë: ka lindur dhe është rritur në Itali, por ka prindër shqiptarë.

Ai ka luajtur për Italinë në grupmoshat U-18, U-19, U-20 dhe U-21, por nuk mori kurrë ftesë nga ekipi i parë.

Duke parë se një grumbullim në nivelin senior po bëhej gjithnjë e më i pamundur, Hasa vendosi të ndryshojë përfaqësuese dhe tashmë do të veshë fanellën e Shqipërisë, raporton “Football Italia”.

Ai e nisi karrierën në akademinë e Juventusit, përpara se të transferohej te Lecce në vitin 2024, ndërsa në janar 2025 u ble nga Napoli.

Më pas, ai u huazua te Carrarese deri në fund të këtij sezoni, ku ka realizuar 5 gola dhe 3 asistime në 25 paraqitje në Serie B.

Mesfushori kreativ numëron edhe tre paraqitje me Italinë U-21, me ndeshjen e fundit që ishte fitorja 1-0 ndaj Francës në qershor 2024./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement