Dy legjendat e gjalla të futbollit kosovar, Tahir Lushtaku dhe Malsor Gjonbalaj janë të ftuar në emisionin “Frontal” në T7.

Dy ish-futbollistët flasin për kohën e futbollit kosovar në okupimin serb, kur është dashur që të improvizohen fushat në ara e livadhe.
Lushtaku foli për atë kohë, duke përmendur një rast të veçantë, ku policët serb të asaj kohe e kishin rrahur dikë në ngjarje të tilla, të cilat bëheshin fshehurazi nga pushtuesit serb.
Edhe Gjonbalaj tregoi një histori të veçantë, kur si 16-vjeçar i duhej të luante në fusha të tilla./GazetaExpress/