Pas fitores historike së Kosovës ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026, emisioni “Frontal” në T7 i është përkushtuar këtij suksesi.

Në studio të ftuar janë ish-futbollistët e viteve 90-ta, që luanin në lloçin e Kosovës, Tahir Lushtaku dhe Malsor Gjonbalaj.
Tahir Lushtaku ka thënë që Kosova ka qenë shumë më e mirë se Sllovakia, teksa ka ‘zbuluar’ më meritorët e këtij suksesi.
“Në tëra aspektet ka qenë shumë ma mirë se kombëtarja e Sllovakisë, të gjithë janë meritorë, nga lart e poshtë, pa dashtë me përmend emra. Nga punëtoret e Federatës deri te ata që punojnë në kombëtare. Por, normale që kryesorë janë futbollistët dhe trajneri Foda”, tha Lushtaku.
“Një nga fitoret më të mëdhaja dhe më historike për kombëtaren e Kosovës”, shtoi ai./GazetaExpress/