"Kryeministër qiti paret", Peci: Ngacmimi i Përparim Ramës ishte në frymën e festës - Gazeta Express
string(79) "kryeminister-qiti-paret-peci-ngacmimi-i-perparim-rames-ishte-ne-frymen-e-festes"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 13:23

“Kryeministër qiti paret”, Peci: Ngacmimi i Përparim Ramës ishte në frymën e festës

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 13:23

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ishte në lidhje direkte sot në emisionin Kosova Live në T7.

Peci ishte i pranishëm në stadium për ndeshjen Sllovaki – Kosovë dhe ndau momente nga festa e madhe dhe emocionet që përjetuan ata nga afër.

E një postim i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në rrjete sociale pati reagime të shumta.

Ai publikoi foto me zyrtarët shtetërorë duke shkruar: Qiti paret kryeministër, teksa iu referua premisë prej 500 mijë eurosh që Qeveria e Kosovës kishte premtuar për “Dardanët” në rast se e kalojnë Sllovakinë.

Lidhur me këtë çështje, i pari i Mitrovicës së Jugut tha se ngacmimi i Ramës ishte në frymën e festës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement