Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.
“Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.
Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.
Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ishte i pranishëm në stadiumin në Bratisllavë, për ta përcjellur nga afër këtë ndeshje.
Megjithatë, në postimin e tij, ai ia ka huqur me rezultatin, pasi ndeshja përfundoi 3:4 për Kosovën dhe jo 2:4 siç e shkroi Peci.

Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...