Kombëtarja e Kosovës po luan sonte ndeshjen e saj më të madhe në histori, në Bratisllavë ndaj Sllovakisë.
“Dardanët” po e sfidojnë Sllovakinë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.
Në këtë ndeshje është i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili njihet si një futbolldashës i madh, dhe një përkrahës i madh i kombëtares së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë Lladrovci, me një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Jemi këtu për fitore, për Kosovën dhe kombin, për futbollin e futbolldashësit. Fitore, asgjë më pak!!!”, shkruan Lladrovci në “Facebook”.
Në rast triumfi në Sllovaki, Kosova do të luajë në finale të “play-offit” më 31 mars, ndaj Turqisë./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...