Konfirmohet formacioni zyrtar i Shqipërisë, për ndeshjen ndaj Polonisë - Gazeta Express
string(69) "konfirmohet-formacioni-zyrtar-i-shqiperise-per-ndeshjen-ndaj-polonise"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 18:25

Konfirmohet formacioni zyrtar i Shqipërisë, për ndeshjen ndaj Polonisë

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 18:25

Pak më shumë se dy orë na ndajnë nga një nga ndeshjet më të mëdha të kombëtares së Shqipërisë.

Ajo do të luajë në gjysmëfinale të “play-offit” të Botërorit 2026 ndaj Polonisë, në Varshavë.

Për këtë takim, tashmë është zbuluar edhe formacioni zyrtar i Shqipërisë, i vendosur nga Sylvinho, njofton “DigitAlb”.

Ndonëse u ftua dhe po kalon në formë të mirë, Ernest Muçi mbetet në stol, bashkë me Armando Brojën e Anis Mehmetin.

Nga fillimi e nis Arbër Hoxha, në sulm fillon edhe Nedim Bajrami.

FORMACIONI I PLOTË:

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani; Bajrami, Laçi, Hoxha; Uzuni.

Screenshot

Ndeshja Poloni – Shqipëri nis nga ora 20:45./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement