Kur kanë mbetur më pak se tri orë deri në fillimin e ndeshjes së Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga stadiumi, ku do të zhvillohet ndeshja.
Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë, me ndeshjen që luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Tehelné pole” në Bratisllavë, aty ku pritet të ketë një numër të kënaqshëm të shqiptarëve.
FFK-ja ka postuar një video të stadiumit, me tashmë edhe më pak se tri orë deri në fillimin e ndeshjes.
Ndeshja nis nga ora 20:45.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...