“10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo...”, Amir Rrahmani i motivon shokët - Gazeta Express
string(79) "10-vite-pritje-dhe-sakrifice-per-nje-dite-si-kjo-amir-rrahmani-i-motivon-shoket"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 13:34

“10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo…”, Amir Rrahmani i motivon shokët

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 13:34

Kosova do të luajë sonte ndaj Sllovakisë pa kapitenin Amir Rrahmani, i cili fatkeqësisht u lëndua pak javë më parë teksa po luante me Napolin.

Por, edhe pse nuk është fizikisht me ekipin sonte në Bratislavë, ylli i Napolit e ka bërë një postim emocionues dhe motivues për shokët Dardanë, shkruan “Gazeta Express”.

“10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo…”, shkroi kapiteni i Kombëtares, duke e kujtuar rrugëtimin e vështirë për të ardhur deri këtu, që nga pranimi në UEFA e në FIFA në vitin 2016.

Rrahmani ka pasur probleme me lëndime në vitet e fundit dhe nuk ka mundur të jetë konstant tek Kombëtarja.

Sidoqoftë, ai i ka nisur stërvitjet me Napolin dhe po shpreson që shokët ta bëjnë krenarë dhe eventualisht të luajë në Botërorin 2026 me Kosovën, nëse Dardanët i kalojnë dy sfidat e vështira që i presin, në gjysmëfinale të “play-off”-it me Sllovakinë dhe në finalen eventuale ndaj Turqisë ose Rumanisë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement