Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se LVV-ja është e gatshme të vazhdojë bisedimet me partitë opozitare për të gjetur një emër konsensual për president të ri, i cili do të bashkonte partitë politike për t’i siguruar votat e nevojshme. Në një bisedë për RTV21, deputetja Kryeziu tha se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të postit të presidentit.
“LVV-ja që në fillim ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me partitë opozitare, duke u takuar edhe me dy prej tyre, para të cilave kemi dhënë edhe propozimet tona dhe, në të njëjtën kohë, kemi kërkuar prej tyre që të na japin propozimet e tyre, në mënyrë që të shohim mundësinë e gjetjes së një konsensusi dhe t’i drejtohemi seancës së Kuvendit me deputetë të cilët do të votonin për një president të ri të Kosovës.”, tha ajo
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...