Vuçiq: “Refuzova Nobelin për Kosovën” — një ofertë që ekziston vetëm në rrëfimin e tij - Gazeta Express
string(81) "vuciq-refuzova-nobelin-per-kosoven-nje-oferte-qe-ekziston-vetem-ne-rrefimin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 7:00

Vuçiq: “Refuzova Nobelin për Kosovën” — një ofertë që ekziston vetëm në rrëfimin e tij

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 7:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ka zgjedhur përvjetorin e bombardimeve të NATO më 1999 për të ndarë një “zbulim” të ri me publikun: sipas tij, i është ofruar Çmimi Nobel në këmbim të njohjes së Kosovës.

Në një rrëfim që tingëllon më shumë si ofertë imagjinare sesa diplomatike, Vuçiq tha se “një mijë herë” i është premtuar Nobeli, por ai zgjodhi të qëndrojë besnik ndaj vizionit të tij, ku — çuditërisht — e ardhmja gjithmonë përfshin Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Një mijë herë më kanë thënë të huajt: ‘Do ta marrësh Çmimin Nobel, vetëm prano Kosovën e pavarur. Shiko drejt së ardhmes, mos u kthe pas’. Unë jam përpjekur të shoh drejt së ardhmes, gjithmonë duke ndjekur gjurmët e fëmijëve të mi dhe të parëve të mi. Por, sado që shikoja përpara, në atë të ardhme gjithmonë e shihja Kosovën dhe Serbinë time. Nuk munda të heq dorë nga kjo dhe nuk do ta bëj kurrë”, tha ai, raporton media serbe “Blic”.

Nga Vranjë, ai gjithashtu deklaroi se bombardimet e vitit 1999 shënuan fundin e së drejtës ndërkombëtare — një interpretim që, sipas tij, të tjerët e shmangin ta pranojnë, ndoshta sepse “kanë marrë pjesë vetë”.

Në mungesë të ndonjë konfirmimi për ofertën e supozuar për Nobel, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për diplomaci të fshehtë… apo thjesht për një tjetër kapitull në narrativën e njohur politike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement