Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje  - Gazeta Express
string(76) "kryeziu-dekreti-i-presidentes-eshte-i-sakte-dhe-duhet-te-shkojme-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 19:03

Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje 

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 19:03

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se nëse konsiderohet se është një çështje e ndërlikuar, atëherë mund të vazhdohet masë e përkohshme deri në tre muaj.

“Nëse e konsiderojnë se është problem i ndërlikuar, atëherë ata mund ta vazhdojnë deri në tre muaj masë të përkohshme. Sipas mendimit tim, kërkesa është shumë e qartë, dekreti është legjitim, sipas të gjitha gjasave, sepse është i sanksionuar me Kushtetutë. Presidentja nuk ka pasur alternativë tjetër, askush nuk ka treguar alternativë tjetër se si të veprojë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement