Hygerta Sako flet për papastërtinë në Big Brother: Ka njerëz që në 2026 akoma nuk lahen - Gazeta Express
string(86) "hygerta-sako-flet-per-papastertine-ne-big-brother-ka-njerez-qe-ne-2026-akoma-nuk-lahen"

Rozë

Gazeta Express

24/03/2026 12:55

Hygerta Sako flet për papastërtinë në Big Brother: Ka njerëz që në 2026 akoma nuk lahen

Rozë

Gazeta Express

24/03/2026 12:55

Finalistja e këtij edicioni, Hygerta Sako, e ftuar në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka folur edhe për papastërtinë brenda shtëpisë.

Kjo pasi ka qenë shumë e komentuar gjatë këtij formati, duke marrë kritika e reagime të shumta negative.

Ish-konkurrentja thekson se i kanë merituar komentet pasi ka qenë e vërtetë, por që secili nga ta ka pasur detyrat dhe përgjegjësitë e veta.

“Ishte e vërteta. Ne ishim gati 20 veta, shtëpia ishte shumë e madhe dhe kapiteni i javës ndante punët. Në momentin që ty të caktohej një X punë atë punë duhet ta bëje me përgjegjësi të plotë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Nuk mund që në atë hapësirë të madhe dhe me njerëz të rritur ti të arrish t’i vësh në punë. Ishte në ndërgjegjen e secilit. Në këtë aspekt nga ana ime, unë hapësirat e mia personale ishin të qëndisura”.

“Është turp e faqe e zezë që është 2026 dhe ka akoma njerëz që nuk lahen. Të gjitha komentet negative që i kemi marrë për higjienën në këtë edicion të Big Brother, i kemi merituar”, shtoi mes tjerash Sako.

Hygerta tha gjithashtu se ka pasur një ofertë joshëse për t’u bërë pjesë e Big Brother.

Advertisement
Advertisement
Advertisement