Rrëfimi i ndjerë i Mira Konçit, këngëtarja rrëfen si nisi karriera e saj në muzikë - Gazeta Express
string(81) "rrefimi-i-ndjere-i-mira-koncit-kengetarja-rrefen-si-nisi-karriera-e-saj-ne-muzike"

Yjet

Gazeta Express

23/03/2026 18:52

Rrëfimi i ndjerë i Mira Konçit, këngëtarja rrëfen si nisi karriera e saj në muzikë

Yjet

Gazeta Express

23/03/2026 18:52

“Nuk isha pjesë e muzikës, isha dhe jam autodidakte”

Këngëtarja e njohur, Mira Konçi, ishe dje përballë Edi Manushit në “E Diell”, në një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale, familjare dhe karrierën.

Ndër të tjera, Konçi kujton koncertin e parë në vitin 1990, për të cilin thotë se shënjoi karrierën e saj në muzikë.

“Nuk isha pjesë e muzikës, isha dhe jam autodidakte. E ndjej veten me fat që isha pjesë e atij momenti dhe që u bë histori, që vazhdon të shkruhet”, u shpreh këngëtarja e njohur.

E ndërkohë, në ekran u shfaqën disa foto të vjetra të familjarëve të saj, një emocion i madh për të.

“Si foto filmash… Me nënën kam një lidhje të veçantë, është modeli im, qenia më e mençur që mund të njoh deri sot”, u shpreh ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement